Plagosja e djeshme në Mitrovicë, Policia jep detaje: U konfiskua pistoleta me dy fishekë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është plagosur dje në Mitrovicë. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se një person pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri një person. I dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës. Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar ndërsa i dyshuari është dërguar në…
Lajme
Një person është plagosur dje në Mitrovicë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se një person pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri një person.
I dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.
Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ilaz Kodra, Vaganicë, Mitrovicë/ 01.02.2026-13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas nj mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Mitrovicës. Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar si provë materiale që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/