Plagosja afër parkut të qytetit, një person në gjendje të rëndë
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur rreth orës 22:30 në Prishtinë, me ç’rast raportohet për një plagosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe ambulanca. Derisa për lajmi.net, përgjegjësi i ndërrimit në Emergjencë Agron Çitaku, ka thënë se lidhur me këtë një person është sjellur në gjendje të rëndë. “I plagosuri…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur rreth orës 22:30 në Prishtinë, me ç’rast raportohet për një plagosur.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe ambulanca.
Derisa për lajmi.net, përgjegjësi i ndërrimit në Emergjencë Agron Çitaku, ka thënë se lidhur me këtë një person është sjellur në gjendje të rëndë.
“I plagosuri ne prishtine eshte ne gjendje te rende shendetesore, i plagosuri eshte ne reanimacion, plaget i ka ne pjesen e gjoksit, aktualisht gjendet ne reanimacion, per momenti sjn është sjell vetem nje person”, ka thënë Çitaku.
Lajmi.net, është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë rast. /Lajmi.net/