Plagosi veten me armë zjarri një person në Viti
Një person në Viti, dje rreth orës 15:05 ka plagosur veten me armë zjarri. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa i dyshuari është transportuar në Emergjencën e Gjilanit. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori. “Viti 24.08.2025-15:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri . Në vendin e…

Lajme
Një person në Viti, dje rreth orës 15:05 ka plagosur veten me armë zjarri.
Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa i dyshuari është transportuar në Emergjencën e Gjilanit.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori.
“Viti 24.08.2025-15:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri . Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa i dyshuari është transportuar në Emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/