Plagoset një person në Pejë, dyshohet se qëlloi veten me AK-47

Një person raportohet të jetë plagosur në Pejë. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në të dyshuarin mashkull i cili dyshohet se me armë zjarri në rrethana të panjohura i ka shkaktuar plagë vetes. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas…

Lajme

25/08/2026 08:54

Një person raportohet të jetë plagosur në Pejë.

Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në të dyshuarin mashkull i cili dyshohet se me armë zjarri në rrethana të panjohura i ka shkaktuar plagë vetes.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes në një automjet- kombi kanë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar./Lajmi.net/