Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, shkruan lajmi.net. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. “Gjakovë / 21.12.2025 – 19:23. Një mashkull kosovar ka mbetur i…

Lajme

22/12/2025 09:49

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, shkruan lajmi.net.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Gjakovë / 21.12.2025 – 19:23. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi që dyshohet se në drejtim të tij kanë shtënë me armë zjarri persona të panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Të dyshuarit pasi kanë kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/