Plagoset një person në Ferizaj, i dyshuari në kërkim policor

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Ferizaj. Një person ka mbetur i plagosur pasi që në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur…

Lajme

22/12/2025 09:14

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Ferizaj.

Një person ka mbetur i plagosur pasi që në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë), është në kërkim policor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokuroi, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve./Lajmi.net/