Plagoset një person në Dragodan të Prishtinës

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Prishtinës. Viktima është plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri. Për gjendjen e viktimës detaje për Tëvë1 ka dhënë mjeku kujdestar, Avdush Bajgora. “Është duke u trajtuar nga specialistët në intensivë, nuk mund te japim për momentin asnjë informacion tjetër”, deklaroi…

Lajme

03/01/2025 20:37

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Prishtinës.

Viktima është plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.

Për gjendjen e viktimës detaje për Tëvë1 ka dhënë mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

“Është duke u trajtuar nga specialistët në intensivë, nuk mund te japim për momentin asnjë informacion tjetër”, deklaroi ai.

Ndërkohë, aktualisht njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.