Plagoset një person në Deçan- Njëri prej të dyshuarve arrestohet, tjetri në arrati

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në fshatin Isniq të Deçanit. Si shkak i një fjalosje që kishte nisur më herët, të shtëna me armë zjarri pati rreth orës 19:40 ku i plagosur mbeti një person. “Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, njё person ka qenё i lënduar nga arma…

Lajme

14/10/2024 11:30

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në fshatin Isniq të Deçanit.

Si shkak i një fjalosje që kishte nisur më herët, të shtëna me armë zjarri pati rreth orës 19:40 ku i plagosur mbeti një person.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, njё person ka qenё i

lënduar nga arma e zjarrit, i cili ёshtё dërguar nё Spitalin Rajonal ne Pejё, pёr tretman mjekësor, gjithashtu ne vendngjarjes ёshtё arresuar njёri nga tё dyshuarit, ndërsa i dyshuari tjetёr i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes”,thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Policia e Kosovës gjetur dhe sekuestruar:

Njё (1) Armё Pistoletё

Njё (1) gёzhojё

Hetuesit nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё bёrё kontroll/bastisjen e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse te pёrsonit tё dyshuar, aty i njëjti ёshtё arrestuar.

“Pas intervistimit nga Hetuesit i dyshuari (i mitur) me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24-orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё lёshuar ne procedurё te rregullt”./Lajmi.net/