Plagoset me armë zjarri një polic në Zllakuqan të Klinës

Një polic është plagosur me armë zjarri sot në fshatin Zllakuqan të Klinës. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e Priftit të këtij fshati. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se…

Lajme

09/05/2024 10:28

Një polic është plagosur me armë zjarri sot në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e Priftit të këtij fshati.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.