Plagoset aksidentalisht nga shoku i tij një i mitur në Istog 

Policia njofton se një person i moshës se mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht është lënduar nga arma e zjarri nga shoku i tij, po ashtu i mitur. 

Lajme

20/09/2020 08:46

Siç njofton PK në raportin 24 orësh, për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishek.

“Fsh. Kaliqan, Istog 19.09.2020 – 16:45. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht është lënduar nga arma e zjarri nga shoku i tij, i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishek, një predhë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/