Plagosen 3 persona në sheshin e Obiliqit
Një përleshje fizike ka ndodhur në sheshin e qytetit në Obiliq.
 
                        Lajme
Në këtë ngjarje janë plagosur me mjete të mprehta tre persona, shkruan lajmi.net.
Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15 :00 patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit,në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo për lajmi.net.
Lajmi.net do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /Lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      