Pjesët e para: Gjilani avancon ndaj Llapit, festival golash në “Fadil Vokrri”
Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Gjilani është në avantazh 1:0 në kryendeshjen e kësaj faze kundër Llapit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net. Mesfushori Arbnor Ramadani realizoi në minutën e 35-të nga afërsia për t’ia dhuruar epërsinë skuadrës “kuqebardhë”.…

Sport
Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Gjilani është në avantazh 1:0 në kryendeshjen e kësaj faze kundër Llapit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan lajmi.net.
Mesfushori Arbnor Ramadani realizoi në minutën e 35-të nga afërsia për t’ia dhuruar epërsinë skuadrës “kuqebardhë”.
Në avantazh është edhe Prishtina në takimin tjetër kundër Vushtrrisë, veçse me epërsi shumë më të lartë.
“Bardhekaltrit” kryeqytetas kanë shkuar në pushim me epërsi 3:0 kundër ekipit që bën gara në Ligën e Parë.
Hyseni në minutën e nëntë dhe Leotrim Kryeziu në minutat 16 dhe 26 ishin realizatorët e golave për Prishtinën.
Fituesit e këtyre çifteve takohen në finale e madhe të KUpës së Kosovës./Lajmi.net/