Pjesëmarrja në protestë? Gucati jep përgjigjen për 17 shkurtin

Kryetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se do të marrin pjesë në protestën e 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen të paraburgosur në Hagë. Ai tha se arsyet se pse nuk janë pjesë e Këshillit Organizativ dihen. Këto komente ai…

Lajme

22/01/2026 14:02

Kryetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se do të marrin pjesë në protestën e 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen të paraburgosur në Hagë.

Ai tha se arsyet se pse nuk janë pjesë e Këshillit Organizativ dihen. Këto komente ai i bëri pas homazheve në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz me rastin e 28-vjetorit të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe.

“Kjo pyetje që ma bërë është me spec. Qysh nuk marr pjesë bre unë dhe gjithë shokët? Ne marrim pjesë në protestë. Ne nuk jemi këshill organizativ kemi thënë me kohë, arsyet dihen pak a shumë, a në protestë do të marrim pjesë unë vetë kam vuajtur burgun edhe i kemi shokët i kemi njerëzit që lanë luftuar”, tha ai.

Gucati beson fuqishëm se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm dhe se drejësia do të jetë e mirëfilltë.

“Unë besoj me 16-17 do të jemi në Hagë, do t’i dëgjojmë katër bashkëluftëtarë tanë. Besojmë që do të jemi atje, nëse na lejohet i kemi bërë kërkesa para dy dite, besoj që do të na lejohet të marrim pjesë. Unë besoj dhe dua të besoj fuqishëm se ata do të dalin të pafajshëm. Se besoj që drejtësia do të jetë drejtësi politike apo selektive, do të jetë një drejtësi e mirëfilltë evropiane”, tha ai.

Më 17 shkurt 2026 platforma “Liria ka Emër”, ka organizuar protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./kp