Pjesë e parë me shumë gola mes Sevillas dhe Dortmundit
Sevilla është duke u mposhtur 1-3 nga Borussia Dortmund për ndeshjen e parë të raundit 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Sport
Përkundër faktit që Sevilla përmes Susos 7′ krijoi e para avantazhin ndaj Dortmundit, këta të fundit arritën që të shënonin tre herë të tjera.
Erling Haaland po vazhdon të tregoi klasin e tij, duke shënuar dy gola ndaj Sevillas për të mbyllur pjesën e parë në avantazh, shkruan lajmi.net.
Mahmoud Dahoud arriti që të barazoi shifrat për Dortmundin në minutën e 19-të, ndërsa Haaland shënoi dy gola të tjerë 27’, 43’.
Dortmund ka krijuar rezultat shumë pozitiv, marrë parasysh që ndeshja po luhet në Spanjë dhe golat si mysafir kanë një përparësi./Lajmi.net/