Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokohet përkohësisht rruga “Bill Clinton”

Një pjesë e llamarinës së çatisë së një objekti banesor ka rënë sot nga duke rrezikuar qytetarët dhe automjetet që kalojnë në lagjen “Dardani”, në Prishtinë. Ekipet për siguri dhe mirëmbajtje të Komunës së Prishtinës kanë reaguar, ndërkohë një pjesë e rrugës “Bill Cllinton”, është bllokuar përkohësisht. Ata po bëjnë kontrollin e detajuar në çati,…

Lajme

24/01/2026 11:31

Një pjesë e llamarinës së çatisë së një objekti banesor ka rënë sot nga duke rrezikuar qytetarët dhe automjetet që kalojnë në lagjen “Dardani”, në Prishtinë.

Ekipet për siguri dhe mirëmbajtje të Komunës së Prishtinës kanë reaguar, ndërkohë një pjesë e rrugës “Bill Cllinton”, është bllokuar përkohësisht.

Ata po bëjnë kontrollin e detajuar në çati, ku pjesët tjera të llamarinës do të përforcohen për të shmangur rreziqe të mëtejshme.

Pronarët e bizneseve në zonë kanë deklaruar mbrapa kamerave se nuk është shkaktuar asnjë dëm në lokalet e tyre, por theksojnë se për të disten herë po ndërhyjnë në këtë çati, por prapë problemi mbetet i njëjtë.