Pjesa e parë: Milani e Atalanta në Ligën e Kampionëve, Interi jashtë

Kanë përfunduar pjesët e para në xhiron e fundit të Serie A, ku ka përballje jashtëzakonisht interesante.

Sport

26/05/2019 21:23

Me rezultatet e 45 minutëshit të parë, Milani dhe Atalanta sigurojnë plasmanin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Interi mbetet jashtë.

‘Rossonerët’ janë duke triumfuar 1-2 si mysafir i Spal, falë golave të Calhanoglu (18’) dhe Kessie (23’), shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, Atalanta u befasua nga Sassuolo fillimisht, por barazoi shifrat me të zakonshim Duvan Zapata (35’) dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.

Befasia më e madhe mbetet ajo në ‘Giueseppe Meazza’, aty ku Interi nuk ka arritur të shënojë përballë Spalit dhe me rezultatet aktuale, ‘Zikaltërit’ edicionin e ardhshëm luajnë në Europa Ligë.

Ndërsa sa i përket mbijetesës, Genoa përshëndetet nga kampionati elitar italian, nëse këto rezultate mbesin deri në fund. /Lajmi.net/