Pjesa e parë: Liverpool – Benfica 1-1

Ka përfunduar me rezultat 1-1 pjesa e parë ndërmjet Liverpoolit dhe Benficas, në kuadër të çerekfinales së dytë të Champions League.

Sport

13/04/2022 21:59

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Ibrahim Konate, pas një asisti të Tsimikas, në minutën e 21’.

 

Afro 10 minuta më pas, Gonçalo Ramos barazoi rezultatin në 1-1, për t’i mbajtur sadopak në tension “Të Kuqtë”, shkruan lajmi.net.

 

 

Në bazë të këtij rezultati Liverpool kalon tutje për në gjysmëfinale, pas rezultatit 3-1 në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/