Pjanic rrëfen sekretin e goditjeve të dënimit: Unë e kopjoj këtë futbollist
Miralem Pjanic ka folur për specialitetin e tij, goditjet e dënimit.

Sport
Boshnjaku është bërë golashënuesi më i mirë në Serie A në 10 vitet e fundit, përcjellë “Lajmi.net”.
“Unë gjithmonë punoj shumë në stërvitje. Zakonisht shënoj dhe jam i lumtur që e ndihmoj ekipin”, deklaroi ish-futbollisti i Romës.
“Modeli im është Juninho, ai ishte numri një. Kam luajtur me të te Lyoni, ishte në gjendje të bëjë gjëra të jashtëzakonshme”.
“Dua që të përmirësohem çdo ditë dhe emri im të mbahet mend”, shtoi ai. /Lajmi.net/