Pjanic pranon ofertë nga skuadra Sharjah, mund të largohet nga Barca

Miralem Pjanic mund të largohet nga Barcelona. Pjanic është një nga tre lojtarët e vetëm që nuk kanë marrë minuta këtë sezon me skuadrën e Barcelonës. Mesfushori boshnjak pati një fazë parasezonale të mirë, por megjithatë nuk po merr minuta nën drejtimin e Xavi Hernandez. Raportimet e fundit nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se…

Sport

05/09/2022 16:32

Miralem Pjanic mund të largohet nga Barcelona.

Pjanic është një nga tre lojtarët e vetëm që nuk kanë marrë minuta këtë sezon me skuadrën e Barcelonës.

Mesfushori boshnjak pati një fazë parasezonale të mirë, por megjithatë nuk po merr minuta nën drejtimin e Xavi Hernandez.

Raportimet e fundit nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se ka një ofertë për Pjanic, nga skuadra e Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, përcjell lajmi.net.

Tani është gjithçka në dorën e lojtarit, për të vendosur nëse do të largohet ose jo.

Merkatoja në EBA është akoma e hapur, kështu që Barca mund ta shesë kartonin e lojtarit, nëse Miralem pranon. /Lajmi.net/