Pirlo: Ronaldo gati për një sezon të shkëlqyer
Andrea Pirlo u shfaq i kënaqur pas suksesit 5-0 të Juventusit ndaj Novarës në miqësoren e parë para nisjes së sezonit të ri.
Sport
Andrea Pirlo u shfaq i kënaqur pas suksesit 5-0 të Juventusit ndaj Novarës në miqësoren e parë para nisjes së sezonit të ri:
“Djemtë punuan shumë, janë stërvitur mirë. Ishte e rëndësishme, pasi ishte ndeshja e parë me të gjithë lojtarët në dispozicion”.
Trajneri i Juventusit e ka të qartë se drejton një skuadër që nuk të jep shumë kohë për të arritur objektivat, pasi duhet të jesh fitues që në fillim:
“Është normale që një trajner i Juventusit duhet të fitojë. Ishte kështu kur erdha si futbollist, e njëjta gjë edhe si trajner.”
Sa i përket merkatos, Pirlo nuk u fsheh:
“Më duhet një “pykë” sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse ka kohë deri më 4 tetor”.
Pirlo nuk hyri në detaje sa i përket sistemit në lojës, kur u pyet nëse funksiononte mbrojtja me tre:
“Ne po provojmë zgjidhje të ndryshme, në varësi të lojtarëve që kemi në dispozicion. Kemi ende 7 ditë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e së dielës së ardhshme. Skuadra duhet të ketë entuziazëm, më duket se futbollistët po mësohen me mënyrën e re të punës dhe po argëtohen. Sezoni do të jetë i gjatë”.
Cristiano Ronaldo gjeti golin dhe tregoi se është në formë:
“Ai është mirë, lëviz me lehtësi, siç e demonstroi sot, dhe është i gatshëm për të zhvilluar një sezon të shkëlqyeshëm. Kthimi i tifozëve ndaj Sampdorias? Shpresojmë që të mund të hapim një pjesë të stadiumit, sepse kemi nevojë për publikun si i gjithë futbolli italian”. /Lajmi.net/