Pirlo: Ronaldo është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që lë ato
Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, nuk ka kursyer lëvdatat për Cristiano Ronaldo.
Sport
Lideri i Juventus në fushën e blertë, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë i përkushtuar në punën e tij edhe pas kaq shumë viteve.
Trajneri Andrea Pirlo ka zbuluar së fundmi se portugezi është i pari dhe njëkohësisht i fundit që prek fushën stërvitore, nga të gjithë lojtarët.
“Ronaldo stërvitet fort. Ai është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që shkon në shtëpi”, ka thënë Pirlo, transmeton lajmi.net.
“Ai sjell entuziazëm, mund ta shihni edhe në fushën e blertë. Ai filloi sezonin shumë mirë, shpresoj që të vazhdojë kësht deri në fund të sezonit”, ka shtuar italiani.
Cristiano Ronaldo synon titullin e kampionit me Juventus edhe për një sezon tjetër, për të vulosur dominimin edhe në Serie A. /Lajmi.net/