Pirlo është faktori kyç për qëndrimin e Ronaldos
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, thuhet të jetë faktori kryesor për qëndrimin e Cristiano Ronaldos.
Sport
Shumë spekulime pati ditët e fundit në lidhje me te ardhmen super yllit portugez, Cristiano Ronaldo, që e lidhnin atë me një largim nga “Bianconerët” në fund të këtij sezoni.
Sipas “Tuttosport”, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndrojë edhe më tej tek Juve dhe arsyeja është raporti i mirë me trajnerin Pirlo, transmeton lajmi.net.
Edhe Drejtori Sportiv i kampionëve italian, Fabio Patrici, insistoi se e ardhmja e portugezit është në Torino.
“Mund tju siguroj se e ardhmja e tij, është këtu. Natyrisht se lajme ka çdo ditë, por ne nuk ju kushtojmë rëndësi atyre”, deklaroi Patrici për “DAZN”./Lajmi.net/