Pirlo deklarohet pas fitores së thellë të Juventusit në L.K

Andrea Pirlo është deklaruar i lumtur me fitoren e Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Sport

05/11/2020 07:53

‘Zonja e Vjetër’ mposhti në udhëtim Ferencvarosin, 1:4.

Alvaro Morata dhe Paulo Dybala shënuan nga dy gola në këtë ndeshje, për fitoren e dytë të Juventusit në Ligën e Kampionëve.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatin, por mund të kishim luajtur shumë më mirë”, ka deklaruar Pirlo, përcjell lajmi.net.

“Ne bëmë shumë gabime, ndoshta sepse u çlodhëm pak kur rezultati ishte siguruar tashmë. Ne jemi të lumtur me fitoren, por ende duhet të përmirësohemi”./Lajmi.net/