Pirlo: Brengosem për aspektin mental, duhet të rikthehemi shpejt

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur pas disfatës ndaj Milanit në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A.

Sport

10/05/2021 09:23

Juventusi u mposht për herë të parë pas 10 vitesh në “Allianz Stadium” nga Milani, shkruan lajmi.net.

Por, kjo nuk ishte një humbje e zakonshme, pasi “Rossonerët” triumfuan me rezultatin 0-3.

Pas ndeshjes, Pirlo theksoi se skuadra po vuan menalisht dhe tani nuk ka kohë për asgjë dhe duhet te reagojnë shpejt.

“Nuk ia kemi dalë të imponojmë lojën tonë, filluam me ritmin e duhur dhe ishim madje edhe afër golit”, tha ai.

“Pastaj jemi friksuar paksa, kemi qenë të ngathët në nivelin teknik dhe në fund ishim nën rrymën e kundërshtarit”, tha shtoi ai.

“Në vështirësinë e parë jemi dekoncentruar menjëherë. Ajo që më brengos më së shumti është aspekti mental”, tha Pirlo.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e rëndësishme, duhej të luanim me mendje të hapur e ndërsa kemi luajtur me frikë”, tha italiani.

“Si të rikthehemi? Nuk është e lehtë, por është e nevojshme ta bëjmë. Kemi ende tre ndeshje do japim gjithçka që kemi për të mbërrijtur objektivin”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/