Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të ndikojë deri tek nipërit
Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në rritjen e nipërve të ardhshëm të një gruaje, paralajmëron një studim i ri.

Lifestyle
Hulumtuesit kanë gjetur se në qoftë se një gjyshe kishte pirë duhan gjatë shtatzënisë, nipërit e saj ishin bërë më të rëndë gjatë adoleshencës se sa që pritej, transmeton Lajmi.net.
Por, studimi gjithashtu gjeti se ata nipër kishin aktivitet më të mirë kardiovaskular.
Megjithatë, kur që të dyja, gjyshja dhe nëna kishin pirë duhan, mbesat kishin lindur të reduktuar në gjatësi dhe peshë në krahasim me ato vajza të cilat vetëm nëna e tyre kishte pirë duhan, dhe jo gjyshja.
Nënat jo-duhan pirëse – nënat e të cilave kishin pirë duhan gjatë shtatzënisë, mbesat e tyre ishin të prirura të jenë shtatëlarte, pretendohet në raport.
Dhe që të dy, mbesat dhe nipat e rritur ishin të prirur që të kenë masë më të madhe të kockave dhe masë më të ligët të muskujve, transmeton Lajmi.net.
Studimi u krye në Britani dhe u publikua në Revistën Amerikane të Biologjisë së Njeriut, dhe sugjeron se efektet e pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë mund të përhapet në breza.