Pique ngacmon Realin

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka ngacmuar rivalin Real Madrid duke thënë se goli i tij më i dashur është ai që realizoi në fitoren 6:2 në El Clasico.

Sport

12/03/2015 20:40

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk e lëshon asnjë mundësi për të ngacmuar rivalin kryesor Real Madrid, e sidomos tani në prag të ballafaqimit të tyre në Camp Nou më 22 mars.

Ylli spanjoll ka thënë se goli i tij më i dashur është ai që realizoi në fitoren 6:2 në El Clasico.

“Goli më i dashur për mua është ai në fitoren 6:2 ndaj Realit”, deklaroi Pique, duke iu përgjigjur një pyejte që i ishte shtruar në faqen zyrtare të UEFA-s.