Pique megjithatë s’është duke e menduar pensionimin

Gerard Pique nuk është në situatën më të mirë të mundshme te Barcelona. Pique është tashmë zgjedhja e katërt apo pestë te Barcelona në fazën e mbrojtjes, dhe duket se ai vështirë do të përmirësojë situatën e tij. Gjatë ditës së sotme raportohej se Xavi Hernandez dhe bordi i klubit po shpresojnë në një pensionim…

Sport

19/09/2022 17:23

Gerard Pique nuk është në situatën më të mirë të mundshme te Barcelona.

Pique është tashmë zgjedhja e katërt apo pestë te Barcelona në fazën e mbrojtjes, dhe duket se ai vështirë do të përmirësojë situatën e tij.

Gjatë ditës së sotme raportohej se Xavi Hernandez dhe bordi i klubit po shpresojnë në një pensionim të tij në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, raportime të Carmen Torres nga ‘Marca’ bëjnë të ditur se lojtari s’është duke e  menduar këtë opsion, përcjell lajmi.net.

Pique beson se ka akoma për t’i dhënë klubit dhe se mund ta rikthejë situatën në favor të tij.

Në situatë të njëjtë është edhe Jordi Alba që po ashtu ka humbur pozitën në hierarkinë e Xavi Hernandez.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjell e ardhmja për dy lojtarët në fjalë. /Lajmi.net/