Pique: Dua të udhëheq ndonjë skuadër dhe të krijoj një kompeticion të ri

Deri sa ende paraqitet me skuadrën e Barcelonës, Gerrard Pique është duke shikuar edhe për të ardhmen e tij të largët.

Sport

23/11/2018 16:59

Ai deri tani ka pasur impakt edhe në botën e tenisit, ku ka luajtur rol në riformatizimin e “Davis Cup” dhe tani po mendon që të “dridh” edhe botën e futbollit.

“Po punoj në dy projekte. Njëri është që të zotërojë një skuadër.  Nuk mund të them më shumë se kaq” ka thënë Pique për “L’equipe”, transmeton lajmi.net.

“Në projektin tjetër kam për synim që të krijoj një kompeticion të ri në futboll ose të përdori një kompeticion që tashmë ekziston” ka vazhduar mbrojtësi spanjoll.

“As për të dytin nuk mund të flas në hollësi, por janë dy projekte shumë të mira” ka përfunduar ai.

Intervistën e plotë me mbrojtësin e Barcelonës, “L’Equipe” do ta publikojë të shtunën. /Lajmi.net/