Pioli: U ndëshkuam sepse menduam se loja përfundoi kur po fitonim 2-0

Milani triumfoi me rezultat 4-2 ndaj Bolognas si mysafir, në një ndeshje dramatike ku prodhoi dy kartonë të kuq për skuadrën vendase.

Sport

23/10/2021 23:44

Pas ndeshjes ka reaguar trajneri i Milanit, Stefano Pioli i cili ka theksuar se ata gabuan pasi menduan se përfunduan ndeshjen që kur ishin në avantazh prej dy golave.

“Ne u ndëshkuam sepse menduam gabimisht se ndeshja përfundoi pas 2-0. Por nëse ndaloni së luajturi, atëherë rrezikoni. Më pas kishim cilësitë për ta rikthyer, gjë që e bën një fitore shumë të rëndësishme”.

“Gjithmonë është koka ajo që bën diferencën, gjendja fizike vjen më vonë. Ka pak lodhje sepse mungojnë disa lojtarë dhe ne luajmë shumë, por mentaliteti fitues është aty”, shtoi Pioli.

“Është një fitore shumë e rëndësishme. Ne e dimë shumë mirë që ndeshjet pas Evropës janë shumë të vështira. Do të mësojmë shumë nga fillimi i pjesës së dytë, por fitorja është shumë e rëndësishme. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës të martën kundër një kundërshtari që është rikuperuar më shumë, sepse ai luajti mbrëmë (Torino).

“Edhe pse ishim superiorë, na mungonte qartësia, qëndrimi mendor. Bëmë shumë krosime, duhej të kishim më shumë lehtësi në menaxhimin e topit. Ne duhej ta menaxhonim shumë më mirë kur Bolonja ishte me 10 lojtarë”, përfundoi tekniku italian. /Lajmi.net