Pioli shpreson që Ibrahimovic do të qëndrojë te Milani
Trajneri i Milan, Stefano Pioli dëshiron që Zlatan Ibrahimovic të qëndrojë edhe më tej në ekipin e tij.

Sport
Ibrahimovic ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi, suedezi mund të largohet nga Italia drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikë.
Në lidhje me të ardhmen e yllit suedez ka folur edhe trajneri i ‘Rossonerëve’.
Sipas tij Zlatan është një kampion dhe ka thënë se shpreson që të qëndrojë edhe në Itali, transmeton lajmi.net.
“A do të jetë ndeshja e fundit për Ibrahimovic në San Siro? Nuk e di, por me të vërtetë shpresoj që jo. Zlatan është një kampion. Nuk e kam fjalën vetëm për aspektin teknik, kam një vlerësim të jashtëzakonshëm për të, shpresoj të mos jetë kështu, por ai ka inteligjencën dhe pjekurinë e duhur për të kuptuar se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij”, ka theksuar Pioli.
Ibra këtë sezon me Milanin në Seria A ka shënuar tetë gola dhe dhuruar tri asistime në 22 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej./Lajmi.net/