Pioli për të ardhmen e tij: Nuk jam i shqetësuar, ndjehem si në shtëpinë time

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Pioli ka qenë një nga faktorët kyç që Milani ka arritur të fitojë ‘Scudetton’ pas 10 viteve, transmeton lajmi.net. Së fundmi është ai që ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë së është rehat, pasi në Milano…

Sport

22/09/2022 23:40

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Pioli ka qenë një nga faktorët kyç që Milani ka arritur të fitojë ‘Scudetton’ pas 10 viteve, transmeton lajmi.net.

Së fundmi është ai që ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë së është rehat, pasi në Milano ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Ndjehem si në shtëpinë time këtu në Milano. Kur dikush ndihet si në shtëpi, ata nuk do të duan ta marrin në konsideratë largimin.

Nuk jam i shqetësuar për kontratën time apo për të ardhmen time. Qëllimi i Milanit është të vazhdojë të përmirësohet. Ne jemi një ekip i ri, por tani me ndërgjegjësim dhe një pjekuri që mund të na lejojë të qëndrojmë në krye”, u shpreh ai, në një intervistë për mediet italiane.

Pioli ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit të ardhshëm./Lajmi.net/