Pioli për ndeshjen ndaj Atalantas: Kjo fitore është një shpërblim për lojtarët e mi
Stefano Pioli ka folur pas fitores së rëndësishme të Milani ndaj Atalanatas.

Sport
Milani tashmë i duhet edhe një pikë që të shpallen kampion të Seria A, pasi mposhti Atalantan 2:0.
E pas ndeshjes ishte trajneri i ‘Rossonerëve’ që tha se puna ende nuk ka përfunduar, duke vazhduar se duhet të luajnë mirë edhe javën e fundit.
“Është një vit që na dhuruar emocione. Puna nuk ka mbaruar ende, duhet të bëjmë mirë edhe javën e fundit siç kemi bërë deri tani, me qetësi dhe vendosmëri”, tha Pioli, përcjellë lajmi.net.
Ai gjithashtu tha, se fitorja ndaj Atalantas është shpërblim për të gjithë lojtarët e tij.
“Kjo fitore është një shpërblim për të gjithë lojtarët e mi. Ajo që më bën më shumë krenar është disponueshmëria”, vazhdoi italiani.
Milan ndaj Sassuolos në ndeshjen e tyre të fundit iu duhet ta fitojnë, apo të ndahen baras për tu shpallur kampion në Seria A këtë sezon./Lajmi.net/