Pioli për ndeshjen ndaj Atalantas: Është një lojë e rëndësishme
Trajneri i Milan, Stefano Pioli ka folur përpara ndeshjes së nesërme ndaj Atalantas.

Sport
Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundimin e këtij stinori në Seria A, është Milani që e kryeson tabelën me 80 pikë, dy më shumë se Interi.
Kështu ata do të kërkojnë fitoren edhe në këtë xhiro ndaj skuadrës së Atalantas.
Lidhur me këtë ndeshje ka folur edhe vet trajneri i ekipit, Stefano Pioli.
Italiani tha se kanë kaluar disa pengesa për të arritur këtu ku janë dhe do të kenë edhe atë të radhës nesër.
“Ne kemi luajtur ndeshje me eliminim direkt që nga ndeshja kundër Lazios. Kemi kaluar shumë pengesa dhe nesër kemi një tjetër. Atalanta do të na detyrojë të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë, ata janë ekipi më i mirë në ndeshjet si mysafir pas nesh”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.
Sipas trajnerit të Milan kjo është një lojë shumë e rëndësishme.
“Është një lojë shumë e rëndësishme, ne nuk do të ndryshojmë mentalitetin tonë. Ne luajtëm mirë në ndeshjen e parë, kundër një kundërshtari të fortë.
Do të jetë një ndeshje e vështirë që duhet të përgatitemi mirë. Ne duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja dhe kjo do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë më pas”, shtoi trajneri i kuqezinjve.
Pioli foli edhe për Interin duke thënë se nuk i intereson për lojën e tyre.
“Nuk do të mendoj për lojën e Interit, nuk më intereson. Ne nuk kemi nevojë për më shumë motivim se ai që kemi tashmë, sepse jemi tashmë në krye në këto rrethana”.
Ndeshja në mes Milan – Atalanta zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/