Pioli pas barazimit me Lecce: Milan mund të mësojë nga kjo

Stefano Pioli beson se Milan mund të mësojë shumë nga barazimi 2:2 kundër Lecce.

Sport

20/10/2019 23:55

Milan ka bërë një tjetër hap të gabuar, duke luajtur baras në ‘San Siro’, kundër skuadrës së Lecce.

Kjo ndeshje ishte debutuese për Stefano Pioli, ky i fundit i cili beson se ky rezultat mund të jetë mësim i madh për ‘Rosoneri’.

“Kam pasur probleme pak me lojtarët me të cilët dikur punoja, si Babacar dhe Calderoni. Ne dëshiruam fitoren por nuk e morrëm si pasojë e gabimeve tona” ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Lojtarët e Milan janë në dijeni për fanellën që bartin. Ata do të jenë të aftë të gjykojnë performancën e tyre. Do të analizojmë ndeshjen me kujdes dhe do të mësojmë nga gabimet” shtoi trajneri.

Milan po kalon në një formë katastrofale këtë fillim sezoni, duke bërë që edhe tifozët të fillojnë të humbin durimin. /Lajmi.net/