Pioli nuk është i interesuar në transferimin e Ibrahimovic

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka shuar zërat për transferimin e Zlatan Ibrahimovic.

Sport

22/11/2019 18:25

Ibrahimovic është lidhur me një transferim të mundshëm tek ‘Rosoneri’, pasi lojtari është përshëndetur me skuadrën e LA Galaxy.

Por, këto zëra i ka hedhur poshtë Pioli, i cili ka thënë se Milan nuk kanë interesim për ndonjë lëvizje të janarit, duke thënë se fokusin kanë në të tashmën.

“Unë kam shpjeguar se çfarë mendoj tashmë, ai është kampion i madh, me aftësi teknike dhe profesionalizëm të madh” ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Unë i jap fund këtu. E tashmja jonë është e rëndësishme. Për gjykimet rreth merkatos flas më vonë. Jemi vetëm në nëntor” shtoi italiani.

Ibrahimovic kishte qenë pjesë e Milan për dy sezone, në mes viteve 2010 dhe 2012, para se të kalonte tek PSG.

Emri i tij po lidhet edhe me një transferim të mundshëm tek Bologna. /Lajmi.net/