Pioli: Milan po luan me ide të qarta
Stefano Pioli është i kënaqur me skuadrën e tij.

Sport
Milan po del të jetë befasia më e këndshme e këtij sezoni, duke dhënë shenja se skuadra po ringjallet pas shumë viteve.
‘Rossoneri’ janë liderë të Serie A dhe liderë të grupit në Ligën e Evropës, por Stefano Pioli vë theksin te mënyra e lojës së Milan.
“Ajo që më pëlqen rreth skuadrës është se kur zbresin në fushë, ata japin përshtypjen se kanë entuziazmin dhe idetë e qarta se çfarë duhet të bëjnë”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.
“Kjo është në çfarë punojmë, të luajmë bindshëm”, shtoi trajneri i Milan.
Milan vjen nga një fitore e lehtë në Ligën e Evropës dhe këtë vikend do të ketë punë me Udinesen. /Lajmi.net/