Pioli: Juventus favoritët për titullin

Stefano Pioli sheh akoma skuadrën e Juventus si favoriten për ta fituar titullin e kampionit në Serie A.

Sport

19/10/2020 19:59

Përkundër se skuadra e tij është lidere e tabelës, Pioli beson se Juve mund të kthehen dhe të marrin titullin.

Juve është në një start të ri, duke ndërtuar diçka të re dhe kjo fazë mund të kalohet shpejtë, sipas trajnerit të Milan.

“Për mua, ata (Juventus) janë gjithmonë favoritët”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë nisur një cikël të ri dhe do të marrë kohë”, ka shtuar trajneri i Milan mes tjerash.

Milan në anën tjetër kanë marrë edhe fitoren e katërt në katër ndeshje, pasi mposhtën Interin. /Lajmi.net/