Pioli: Jemi të gatshëm edhe pa Hernandez dhe Calhanoglu

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka folur para ndeshjes ndaj Cagliarit.

Sport

17/01/2021 12:41

Stefano Pioli ka deklaruar se nuk është problem për Milanin, rezultimi pozitiv i Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu, transmeton lajmi.net.

Italiani tha se Milan janë të gatshëm për ndeshje pavarësisht mungesave të mëngjesit të sotëm, skuadra është stërvitur mirë dhe ka lojtarë që mund të bejnë diferencën.

“Jemi gati, jemi mësuar me këto situata, jemi stërvitur mirë dhe nuk ka nevojë të intervenoj në asgjë. Të gjithe duan të jenë protagonistë dhe të ndihmojnë skuadrën”, tha ai.

“Ky sezon nuk është kështu vetëm për ne, është për të gjithë. Duhet të përballemi me këto momenti dhe kemi demostruar se jemi të bashkuar dhe kompakt, kemi numra të mirë dhe nuk ka qenë problem deri tani”, tha Pioli.

Pioli u pyet edhe Mandzukic, ku tha se nuk dëshiron të komentojë para një ndeshje të rëndësishme, dhe se këtë vendim e ka klubi dhe jo ai. Por, nëse klubi vendos të sjell lojtarë që rrisin kualitetin e ekipit ai do ta mirëpriste atë./Lajmi.net/