Pioli: Ishim më të mirët, por duhet të jemi edhe nesër
Trajneri i Milani, Stefano Pioli ka folur përpara ndeshjes vendimtare ndaj Sassuolos.

Sport
Ndeshja e xhiros së fundit do të vendos se cili ekip nga qyteti i Milanit do të shpallet kampion i Seria A.
Kjo pasi, Milan ka dy pikë më shumë se Interi që e ndjek në vendin e dytë.
E përpara kësaj ndeshje ka folur trajneri i ‘Rossonerëve’, duke thënë se deri më tani ata ishin më të mirët, por duhet të jenë edhe nesër.
“Më duhet të them atë që i thashë skuadrës. Ishim më të mirët deri më tani, por duhet të jemi edhe nesër. Ne e përgatitëm ndeshjen me punë, përqendrim dhe qetësi. Nuk ka rëndësi se çfarë bëmë deri dje, por atë që do të jemi në gjendje të bëjmë nesër. Kemi një mundësi të madhe, e ndërtuam dhe e merituam, por duhet kujdes dhe ta përfundojmë”, vazhdoi Pioli, përcjell lajmi.net.
Italiani gjithashtu tha se do të jetë një sfidë e vështirë, por së bashku do të ia dalin.
“Do të jetë një sfidë e vështirë, por së bashku sigurisht që jemi më të fortë. Nesër kemi nevojë për të gjithë, edhe ata që nuk mund të jenë të pranishëm. Nuk ka siguri, sepse topi është i rrumbullakët dhe duhet të tregosh se je më i mirë se të tjerët”, vazhdoi ai.
Milanit do të jetë mysafirë i Sassuolo nesër me fillim nga ora 20:45, derisa Interi do të mirëpres në shtëpi Samdorian në të njëjtin orar./Lajmi.net/