Pioli i impresionuar nga Tomori

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, është shprehur tejet i impresionuar nga mbrojtësi, Fikayo Tomori.

Sport

01/03/2021 09:42

Tomori ishte titullar në ndeshjen ndaj Romës, të cilën “Rossonerët” e fituan në Stadio Olimpico, transmeton lajmi.net

Tomori në fakt i zuri vendin kapitenit Romagnoli, i cili bëri disa paraqitje të këqija ndeshjet e fundit dhe u kritikua shumë nga mediat italiane, madje në atë masë sa konsideruan se ai nuk është i denjë për shiritin e kapitenit, transmeton lajmi.net.

Tomori ishte fantastik krah Simon Kjaer dhe Pioli ishte i impresionuar.

“Po, e prisja që Tomori të kishte personalitet, e ka demonstruar sapo erdhi në itali me prezencë dhe forcë”, tha Pioli.

“Por mendoj që kjo fitore ishte punë e të gjithë skuadrës”, përfundoi Pioli./Lajmi.net/