Pioli: Do të jetë një betejë për Scudetton, duam të themi fjalën tonë deri në fund

Milani vazhdoi me fitoren e radhës mbrëmë (e dielë), duke fituar ndaj Atalantës me rezultat 3-2 në udhëtim.

Sport

04/10/2021 12:26

Pas kësaj fitore, Milani ka arritur të mbledhë 19 pikë pas shtatë xhirove të para, duke u gjendur e dyta në tabelë, vetëm pas Napolit e cila kryeson me pikët e plota.

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme. Serie A po përmirësohet falë shumë trajnerëve që duan të sjellin një lojë më proaktive dhe intensive.

“Liga e Kampionëve po na bën të nivelohemi. Edhe unë jam rritur, por falë lojtarëve të mi dhe klubit, i cili më ka mbrojtur gjithmonë.

“Ne jemi të kënaqur, por jemi vetëm në fillim të kampionatit. Napoli është para nesh, do të ketë akoma vend që Juventus të kthehet, Interi dhe Atalanta janë shumë të fortë. Do të jetë një betejë dhe ne duam të jemi atje deri në fund”, është shprehur tekniku italian.

“Ne duhet të luajmë për të fituar çdo ndeshje të vetme. Ne kemi pasur një paraqitje të shkëlqyer. Ishte një fitore e vështirë që përfundon një periudhë sfiduese, periudhë gjatë së cilës skuadra i është përgjigjur gjithmonë edhe pas dy humbjeve të Ligës së Kampionëve.

“Ishte e rëndësishme për të fituar. Pastaj sipas mendimit tim pati një faull në golin e dytë. Por nuk më intereson. Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi”, ka përfundua Pioli. /Lajmi.net