Pinokio i vërtetë, foshnja e lindur me trurin që i rritej në hundë (Foto)

Një foshnje, truri i të cilit u rrit brenda hundës së tij, është përshkruar si “Pinokio i vërtetë” nga nëna e tij.

Fun

14/12/2015 22:17

Ollie Trezise, nga Uellsi, u lind me një gjendje të rrallë shëndetësore që bëri që truri i tij të rritej në hundë nëpërmjet një çarje në kafkën e tij.

Foshnja 21-muajshe është detyruar që t’i nënshtrohet disa operacioneve të dhimbshme, për ta ndihmuar atë që të merrte frymë siç duhet, transmeton lajmi.net.

Por nëna e tij, Amy Poole, 22 vjeçe, tha se pas publikimit të tij në rrjetet sociale ajo është bombarduar me komente mizore nga të huajt.

Ajo thotë se vogëlushi i saj është quajtur “i shëmtuar” dhe madje dikush i ka shkruar koment se ai “nuk do të duhej të lindte fare”. Kjo është e tmerrshme thotë ajo, pasi që për të vogëlushi i saj mbetet perfekt.

“Ai është Pinokio i vogël për mua dhe jam krenare për të”, thotë ajo. /lajmi.net

2F5C3D2600000578-3359056-Ollie_Trezise_has_a_rare_defect_called_encephalocele_where_a_sac-m-32_1450087655065 2F5C3E4900000578-0-image-m-3_14500862159912F5C29AF00000578-3359056-image-a-41_1450088591380