Pini ujë sapo të zgjoheni në mëngjes

Është e rëndësishme që ju sa të zgjoheni - para se të pastroni dhëmbët dhe të lani fytyrën tuaj, të pini 600 ml ujë.

Lifestyle

08/08/2015 23:37

Pas 45 minutash, hani mëngjes dhe pas mëngjesit nuk duhet pirë asgjë apo ngrënë dy orë në vijim. Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një numri të sëmundjeve.

Mungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor kryesor i shtimit të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme, të tilla si, kanceri i gjirit, kanceri i mitrës, leukemia, diabeti, gurët në veshka, astma, kapsllëk, dhimbje koke dhe shumë të tjera.

Nëse ju duket shumë për të pirë 600 ml ujë në mëngjes, filloni me sasi të vogla, pastaj duke e rritur gradualisht. Uji ndihmon në lirimin e toksinave nga organet tona, gjë e cila së pari fillon të duket në fytyrë dhe trup, respektivisht në lëkurë. Fytyra juaj do të bëhet më e freskët dhe më e pastër. Pirja e ujit në momentin kur zgjoheni do të zvogëlojë kohën që i duhet trupit për të krijuar qeliza të reja dhe inde të muskujve. /shendetsia