Pini kafe, përmirësoni shëndetin

Njësoj si vera, çokollata, kokoroshkat, edhe kafeja hyn në radhët e ushqimeve me përfitime shëndetësore.

Lifestyle

29/09/2013 13:23

A mbështeteni në kafe, për t’i hapur sytë në mëngjes ose për ta kaluar ditën?

Fundi i fundit, askush nuk e ngatërron kafenë me një mëngjes të shëndetshëm. Por, njësoj si vera, çokollata, kokoroshkat, edhe kafeja hyn në radhët e ushqimeve me përfitime shëndetësore. Një hulumtim ka gjetur se prija e kafes deri në 4 ose 6 filxhanë në ditë, në disa raste sjell të mira për shëndetin. Një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit, arriti në përfundim se konsumuesit e devotshëm të kafesë janë të lidhur më një rrezik të reduktuar të vdekjes së hershme deri ne 16 për qind.

“Kjo është ndoshta më bindëse, sepse studimi ishte aq i madh”, thotë Robert Davis, autor i librit “Kafeja është e mirë për ju”.

Ai vuri në dukje se studimi ishte vëzhgues, kështu që kjo nuk do të provojë shkakun dhe efektin.

Megjithëse pirja e kafesë së tepërt mund të rrisë nivelin e kortizolit dhe shkakton varësinë nga kafeina, këtu janë disa zona ku konsumi i kafesë mund të jetë vetëm i dobishëm – nëse e kufizoni kremin dhe sheqerin.

Parandalimi i Depresionit. Gratë që konsumojnë 2-3 filxhanë kafe në ditë, kanë 15 për qind më pak gjasa për të zhvilluar depresionin, ndërsa ato që pinë katër filxhanë, kanë 20 për qind më pak gjasa, thotë një studim i vitit 2011, në “Arkivat e Mjekësisë të Brendshme”.

Përmirësimi i memories. Kafeja mund të ndihmojë në kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë. Në një studimi të vitit 2005, të paraqitur në Shoqërinë Radiologjike të Amerikës së Veriut, studiuesit gjetën se konsumimi i dy filxhanëve kafe përmirëson kujtesën afatshkurtër dhe reagimin në kohë.

Një studim i vitit 2007, ndërkaq, gjeti se personat që ishin 65 veç, ose më të vjetër se kaq, që pinin më shumë se tre filxhanë kafe çdo ditë, tregoheshin më mirë në testet e memories dhe ishin me më pak gjasa për të treguar rënie të kujtesës sesa ata që pinë vetëm një filxhan një ditë.

Me pak rrezik për diabetin. Studimet sugjerojnë që pirja e kafesë ka më pak gjasa për të zhvilluar Diabetin Tip 2.

Zvogëlon rrezikun e kancerit. Konsumi i kafesë ka qenë i lidhur me rrezik të zvogëluar të  gjirit, prostatës dhe kancerit të mëlçisë, si dhe ato të lidhura me trashje dhe insulinë. Në vitin 2008, një studim suedez zbuloi se të pishë të paktën dy deri në tre filxhanë kafe në ditë, redukton rrezikun ose vonon fillimin e kancerit të gjirit.

Nxit Metabolizmin. Kafeja mund t’ju ndihmojnë edhe në aspektin e humbjes së peshës. Një studim i vitit 1980 zbuloi se kafeina që gjendet në kafe stimulon metabolizmin. Një studim i 2006’ës konfirmoi se rritja e metabolizmit nga pirja e kafesë është e madhe.

Rrezik i ulët për sëmundjen e Parkinsonit. “Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane”, në vitin 2000, ka gjetur se kafeina përkthehet në një rrezik më të ulët të zhvillimit të Parkinsonit. Një studim i 2010’tës, ka arritur në përfundim se duke pirë 2-3 filxhanë kafe në ditë, mund të nënkuptojë një shans 25 për qind më pak të zhvillimit të sëmundjes.

Vetitë Antitoksidante. Studiuesi nga Harwardi Edward Giovannucci, në një hulumtim të botuar, vuri në dukje se kafeja ka antioksidantë më shumë se shumica e perimeve dhe frutave. Në fakt, një studim i vitit 2005 zbuloi se kafeja është burim numër një për antioksidantë në Dietën Amerikane.