Piktura e Donaldit në ankand arrin 8 mijë euro, paratë do të shkojnë për fëmijët me autizëm

Portreti i Ismail Qemalit pikturuar nga Donaldi në ankand ka arritur në shumën deri në 8000 mijë euro.

ShowBiz

30/11/2021 23:44

Gjatë spektaklit të sotëm një lidhje direkte u mundësua me programin ‘’ArtKand’’ i cili ka si mision reklamimin dhe shitjet e veprave të artit, shkruan lajmi.net.

Gjatë prezantimit të kësaj nisme, Donaldi nuk i mbajti dot as lotët teksa ndiqte me emocion prezantimin e veprës së tij.

Kujtojmë së paratë e grumbulluara do të jenë në funksion të terapisë për disa fëmijëve që vuajnë nga spektri i autizmit./Lajmi.net/