Pijet energjike rrisin rrezikun nga problemet shëndetësore

Gjetjet e studiuesëve janë publikuar vetëm një ditë pasi që zemra e një të riu ishte ndalur tri herë, pasi që kishte pirë dhjetë jagermeister të përzier me Red Bull. Jayde Dinsdale, 18 vjeçare, ishte duke pirë Jagermeister dhe një pije energjike, në një natë jashtë me miqët e saj, në Yeovil,Somerset. Por pasi alkooli…

Lifestyle

08/03/2014 19:57

Gjetjet e studiuesëve janë publikuar vetëm një ditë pasi që zemra e një të riu ishte ndalur tri herë, pasi që kishte pirë dhjetë jagermeister të përzier me Red Bull.

Jayde Dinsdale, 18 vjeçare, ishte duke pirë Jagermeister dhe një pije energjike, në një natë jashtë me miqët e saj, në Yeovil,Somerset.

Por pasi alkooli filloi të ketë efekt, nivelet e larta të kafeinës në sistemin e saj morri kontrollin e normave të saj të zemrës – duke shkaktuar probleme të mëdha dhe të rrezikshme, thonë doktorët.

Ajo pësoi tre sulme në zemër dhe vdiq “përkohësisht” në banjon e saj pasi që ajo piu dhjetë Jagermeister me kafeinë të lartë.

Hulumtuesi i ri i botuar në revistën “Preventive Medicine”, gjeti që studentët janë të prirur për të qenë në depresion – dhe ata që pijnë duhan, marijuhanë apo alkoool kanë më shumë që të konsumojnë edhe pije energjike.

Në mesin e 8210 nxënësve të shkollave të mesme të anketuar, gati dy të tretat e tyre kishin raportuar se kishin përdorur pije energjike më shumë se njëherë në muaj.

Shqetësues është fakti që nxënësit më të rinjë përdornin pije energjike më shumë se ata më të vjetër.

Mjekët thonë se duhet të qëndojmë larg pijeve energjike ose të paktën mos ti përziejm ato me pije alkoolike.