Pija alkoolike që i ndihmon burrave në problemet me ereksionin

Pohimet e mëparshme tregojnë se alkooli mund të ndikojë negativisht në jetën tuaj seksuale.

Lifestyle

02/02/2020 20:12

Megjithatë, ekziston një pije alkoolike e cila mund t’i ndihmojë burrat në problemet me ereksionin, transmeton lajmi.net.

Sipas hulumtimeve të fundit italiane, vera e kuqe përmban komponime që stimulojnë zonat erogjene.

Konsumimi i vetëm dy gotave në ditë, ka vërtetuar studimi, rrit nivelin e testosteronit te meshkujt, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e mosfunksionimit erektil.

Kjo për shkak se kompleksi Quercertin bllokon enzimën UGT2B17, e cila përdoret tek burrat për të reduktuar testosteronin.

Vera e kuqe gjithashtu rrit epshin seksual, si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

“Vera e kuqe e konsumuar në mënyrë modëruese mund të rrisë rrjedhën e gjakut, duke relaksuar dhe ulur frenimet”, shtoi nutricionistja, Shona Wilkinson.

Një studim i mëtutjeshëm, i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, ka treguar se vera e kuqe mund të ndihmojë në kurimin e akneve.

E njëjta përbërje që mund të ketë efektet e një stërvitjeje fizike – resveratrol – mund të ndihmojë në kurimin e akneve kur kombinohet me trajtuesin tradicional të tyre, perokdisin e benzilit. /Lajmi.net/