Pierce Brosnan transformohet tërësisht gjatë vetizolimit
Pierce Brosnan, 66 vjeç, u shfaq me flokë të bardha, ndërsa qëndron i izoluar në Hawaii.

ShowBiz
Ai është vetizoluar me familjen e tij në Hawaiin piktoresk mes pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Pierce Brosnan u shfaq me dukje tërësisht të re, pasi u shfaq të hënën me flokë tërësisht të bardha dhe po ashtu edhe mjekër.
Ish-aktori i James Bond, 66 vjeç, dukej i relaksuar dhe pa kujdes ndërsa doli për ecje në mesin e bllokimeve për shkak të pandemisë.
Pierce, i cili kishte dukshëm flokë më të errëta dhe një mjekër ndryshe muajin e kaluar në “The Prince’s Trust Awards” në Londër, u duk krejt ndryshe kur shijoi diellin me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtër gri.
Ai mbante një çantë shpine beige dhe një palë syze dielli.
Kjo paraqitje e Pierce vjen pasi të premten ai ndau një selfie qesharake në Instagram me mjekër të hirtë.
Në foton që e ndau me ndjekësit, aktori shkruan “Izolimi dhe kjo është vetëm java e gjashtë”.
Fansat mbetën të habitur nga pamja e tij, pasi ishte shumë larg nga ajo që e njohin nga roli i tij tek 007. /Lajmi.net/