Pickimi i një insekti gati la të paralizuar vajzën 5-vjeçare

Pickimi i një insekti, i këtij insekti për të qenë më konkretë, mund të lerë të paralizuar jo një fëmijë, por dhe një person të rritur.

Lifestyle

14/07/2018 15:46

 

Më 6 qershor, Jessica Griffin mamaja e një 5-vjeçareje shkruajti një rrjetin social në Facebook, një status ku paralajmëronte të gjithë prindërit të tregonin kujdes kur dilnin në natyrë me fëmijët.

Vogëlushja e saj Kailyn gati sa nuk ngeli e paralizuar nga pickmi i një insekti. Menjëherë pas ardhjes në shtëpi, gruaja e kishte future në dush vajzën për ta larë, dhe teksa i shkumonte flokët Teksa vuri re një insekt që e kishte pickuar në skalpin e kokës.

Fill disa orë pas pickimit vajza kishte vështirësi në të folur dhe nuk lëvizte fare këmbët. Në spital mjekët i thanë që kishte kaluar në paralizë të parakohshme nga pështyma e insektit të rrezikshëm.

Kailyn nuk është rasti i parë i regjistuar pasi vitin e kaluar, një nënë nga Oregonit (SHBA) publikoi një video tashmë virale të vajzës së saj 3-vjeçare duke u përpjekur të zvarritej pasi u pickuar ky insekt.

Nëse kalon shumë kohë, para se të trajtohet kjo gjë mund të çojë në çrregullime të tjera serioze neurologjike dhe të pakthyeshme. /living