Picë në bukë
Një recetë për përgatitje të një ushqimi të thjeshtë, të shpejtë dhe të shijshëm njëkohësisht. Kohëzgjatja e përgatitjes: 20-25 minuta. Përbërësit: -1 Bukë e prerë -Suxhuk (sipas dëshirës) -1 Domate -Kaçkavall (sipas dëshirës) -1 qepë -Ketchup apo sos domatesh (sipas dëshirës) -Origano -Majdanoz të bluar Përgatitja: Në fillim marrim bukë të prera dhe vendosim…

Lifestyle
Një recetë për përgatitje të një ushqimi të thjeshtë, të shpejtë dhe të shijshëm njëkohësisht. Kohëzgjatja e përgatitjes: 20-25 minuta.
Përbërësit:
-1 Bukë e prerë
-Suxhuk (sipas dëshirës)
-1 Domate
-Kaçkavall (sipas dëshirës)
-1 qepë
-Ketchup apo sos domatesh (sipas dëshirës)
-Origano
-Majdanoz të bluar
Përgatitja:
Në fillim marrim bukë të prera dhe vendosim ketchup (apo sos). Marrim një lugë dhe i lyejmë të gjithë copat e bukës.
Pas kësaj e presim kaçkavallin në pjesë të holla dhe i vendosim copat e prera në copat e bukës.
E presim edhe suxhukun në pjesë të holla, të cilat i vendosim mbi ato të kaçkavallit.
I presim edhe domatet, por në pjesë më të vogla. Njësoj edhe qepët. Bashkë i vendosim mbi qepët dhe domatet.
Mbi, vendosim majdanoz të bluar dhe origano, duke i dhënë shije të picës. Pasi mbaron e gjithë puna, copat e bukës i vendosim në tepsi, e tepsinë e vendosim në furrë për 10 minuta. Duhet ta shikojmë shpesh që të mos digjet.
Ju bëftë mirë.